Kate dhe Meghan janë dy prej personave më të përfolur të familjes mbretërore, si më të rejat.
Stili i të dyja dukeshave është komentuar gjatë dhe ato janë kthyer në një burim frymëzimi për vajzat në mbarë botën. Në çdo dalje publike komentohet gjatë veshja e tyre dhe e thyejnë apo jo protokollin, dukeshat janë gjithmonë të pagabueshme kur bëhet fjalë për stilin
Të gjithë e dimë ndikimin e madh që ka familja mbretërore dhe ndodh shpesh që pasi ato veshin diçka, veshja shitet me shpejtësi marramendëse.
Por e dinit që Kate dhe Meghan kanë afërsisht të njëjtin stil? Haper`s Bazaar ka veçuar disa prej rasteve kur ato janë veshur pothuajse njësoj.