Edhe pse është në pritjen e fëmijës së tretë, Kate Middleton ka arritur që në të tri shtatzënitë e saj të ruajë linjat e trupit.
Dukesha është kujdesur që të mos shtojë në peshë gjatë kësaj pritje të ëmbël.
Gjithsesi Kate përveç se është kujdesur për linjat, ka preferuar të mos ekspozohet shumë gjatë shtatzënisë.
Megjithatë në një dalje të saj të fundit, sado që është munduar të fshehë barkun, e kishte të pamundur, transmeton noa.al.
Në muajin e pestë të shtatzënisë, Kate edhe pse e veshur me pallto në fundjavë, asaj i dukej tashmë barku i fryrë.
Në muajt e parë të shtatzënisë, gruaja e princit William për arsye shëndetësore qëndronte në shtëpi, ndërsa tani fatmirësisht situata është përmirësuar.
E shoqëruar nga burri dhe princi Philip, dukesha shkëlqente e tëra me një pallto të dizajnuar nga marka angleze Moloh dhe si gjithmonë dukej bukur.