Deri më tani Lëvizja Vetëvendosje kandidatë për kryetar të komunave ka propozuar zyrtarisht katër deputetë të Kuvendit të Kosovës nga ky subjekt. Sami Kurteshi është kandidat për komunën e Gjilanit, Mytaher Haskuka për kryetar të Prizrenit, Driton Çaushi për komunë të Gjakovës dhe deputeti Salih Salihu kandidat për kryetar të komunës së Vitisë.
Nëse këta zgjidhen kryetarë të komunave, vendin e tyre për deputetë, në bazë të numrit të votave që kanë sipas listës së dalë pas zgjedhjeve të 11 qershorit, do ta zënë: Shemsi Syla me 6.478 vota, Ylli Hoxha 5, 962 vota, Hydajet Hyseni Kaloshi me 5, 330 vota dhe Avni Tafili me 5, 206 vota.
Ndërkohë, edhe pse ende nuk është zyrtare, sipas KP, flitet se edhe dy deputetë të tjerë nga kjo parti do të jenë në garë për kryetarë të komunave: Dardan Sejdiu për komunën e Ferizajt dhe Aida Dërguti për komunën e Vushtrrisë.