Katër ditë afat në konvertimin e patentë shoferëve, Elshani: 500 deri 1500 euro gjobat për përdoruesit ilegalë

Prishtinë | 19 Gus 2024 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Afati kohor i konvertimit të patentë shoferëve nga strukturat serbe ilegale në patentë shoferë të Republikës së Kosovës, përfundon më 23 gusht.

Nëse deri në këtë periudhë nuk përfundon ky proces tërësisht, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka njoftuar se përdoruesit e patentave ilegale, mund të gjobiten nga 500 deri në 1500 euro.

”Në ato raste , me shumë mundësi do të shkruhet gjobë nga 500 deri në 1500 Më pas, shoferi mund të telefonojë dikë që ka patentë të vlefshme për ta marrë makinën ose për ta hequr atë nga rruga. nuk është problem edhe nëse nuk ka licencë”, citon kosovo online, Elshanin.

”Nuk po flasim për patentë shoferë të Serbisë, por për ato të lëshuara nga struktura paralele, ilegale, një dokument të tillë e trajtojmë sikur nuk ekziston dhe për ne do të thotë që shoferi nuk ka patentë shofer”, ka theksuar Elshani.

Të ngjashme