Katër drama shqipe e një angleze në mision për rikthimin e publikut

Prishtinë | 05 Jan 2019 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Në fund të janarit të vitit të kaluar një alamet “drame” ishte prodhuar në mbledhjen kur u votuan tekstet për inskenim në skenën e madhe të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Sherr i madh kishte plasur midis menaxhmentit dhe Këshillit Drejtues, shkrua sot Koha Ditore.

Akuzat për censurë e veprime me prapavije politike e kishin thelluar krizën deri në atë nivel kur në mars Këshilli Drejtues shkarkoi drejtorin e përgjithshëm, Agim Sopi. Por një tjetër organ konstatoi që Sopi ishte shkarkuar jashtëligjshëm dhe i njëjti u rikthye në tetor. Pos kësaj, u kthye bashkë me tekstet që i ishin refuzuar nga Këshilli Drejtues. Sivjet ka ndërruar situata për 180 shkallë.

Këshilli Drejtues ka votuar repertorin e propozuar nga udhëheqësi artistik, Agon Myftari, e drejtori i përgjithshëm, Agim Sopi. “Karnavalet e Korçës” me autor Spiro Çomoran e regji të Altin Bashës, “Sfinga e gjallë” me autor Rexhep Qosjen e regji të Blerta Nezirajt, “Bryma e vdekjes” tekst i Milazim Krasniqit me regji të Burbuqe Berishës dhe dramat “Shfaqja e fundit e Marie Gjonit” e Veton Surroit e “Lear” e Edward Bond do të inskenohen në skenën e madhe. Vitin e kaluar pika e thyerjes midis Këshillit Drejtues e menaxhmentit ishte drama e Veton Surroit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme