Ministria e Drejtësisë dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, me qëllim mbështetjen me 4 ekspertë ligjorë, të cilët do të ndihmojnë Ministrinë e Drejtësisë në hartimin e legjislacionit dhe dokumenteve të tjera relevante.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahir, tha se tha se nënshkrimi i këtij memorandumi është dëshmi se Kosova e ka mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar.
Ai kërkoi nga deputetët që të ketë mbështetjen e tyre në momentin kur do të duhen ndryshime kushtetuese, raporton Ekonomia Online.
“Nënshkrimi i këtij memorandumi tregon qartë që Kosova ka mbështetjen nga Mbretëria e Bashkuar. Ndër projektet që do të përkrahen do të jenë avokatura shtetërore rishikimi i drejtësisë. Kjo e fundit do të ketë fokus të veçantë në mandatin tim si ministër i Drejtësisë. Unë sot iu bëj thirrje të gjithëve që këtë proces ta shikojnë si një proces të rëndësishëm dhe nëse kërkohet ndryshime kushtetuese të ketë koncensuz”.
E Ambasadori i Britanisë së Madhe Ruairi O`Connell tha se shpreson që këta ekspert të jenë persona të merituar dhe procesi i zgjedhjes të tyre të jetë transparent.
“Ne kemi fokus të veçantë në fushën e fuqizimit të ligjit. Më vjen shumë mirë që kemi këtë mundësi për të bashkëpunuar. Për neve është shumë e rëndësishme që të përkrahin Kosovën në fuqizimin e ligjit. Marrëdhënia mes Britanisë dhe Kosovës është një marrëdhënie e partnershipit. Ne nuk do të kryejmë punët Kosovës. Ne do të mbështesim me ekspert ministrinë që e njohin ligjet e Kosovës. Shpresoj që në fund të projektit do të mbushim disa boshllëqe ligjore që lejojnë pa ndëshkimin. Ky proces i rekrutimit të ekspertëve shpresoj që të shkoj në mënyrë transparentë dhe të marrin personat e merituar”.