Alexis Sanchez duket se do të jetë bomba e merkatos së Janarit.
Katër gjigantët e Evropës janë në kërkim të shërbimeve të sulmuesit kilian.
Juventus, Paris Saint-Germain, Bayern Munich dhe Real Madrid, sipas “Don Balon” kanë vënë në shënjestër anëtarin e Manchester United, transmeton lajmi.net.
Lojtari nuk po e gjen assesi vetën në lojën e trajnerin Jose Mourinho, madje së fundmi ka humbur edhe hapësirat e tij.
PSG është një nga favoritët kryesorë për të nënshkruar me lojtarin, pasi agjenti i Sanchez i është ofruar skuadrës franceze.
Gjithashtu, flitet për një largim të mundshëm të Neymar nga “Parku i Princave”, gjë që do të shtynte parisienët të kërkojnë një zëvendësues.