Katër institucione nuk e aplikojnë Ligjin për shërbimin civil

Prishtinë | 12 Kor 2016 | 16:49 | Nga

Instituti GAP ka organizuar sot një tryezë disktumi mbi ”Institucionet dhe agjencitë e pavarura: marrëdhënia e punës, pagat, organizimi dhe llogaridhënia”.

Visar Rushiti nga Instituti GAP ka prezentuar të gjeturat e raportit i cili është kërkuar nga Ministria e Administratës Publike (MAP) si informacione me qëllim të hartimit të plotësim ndryshimit të Ligjit për administratën shtetërore në një Ligj për organizimin e administratës publike.

Hulumtimi është zhvilluar në 35 institucione dhe agjenci të pavarura të themeluara nga Kuvendi, duke përfshirë edhe zyrën e Presidentit dhe Kuvendin e Kosovës. Katër aspektet që janë fokus i hulumtimit dhe raportit janë: si krijohet marrëdhënia e punës në institucione dhe agjenci të pavarura, çfarë skema të pagave aplikohen, çfarë është organizimi i këtyre agjencive dhe llogaridhënia në Kuvend.

Me përjashtim të katër institucioneve si Zyra e Rregullatorit për Energji, Banka Qendrore e Kosovës, Radiotelevizionit të Kosovës, dhe Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, të gjitha institucionet dhe agjencitë aplikojnë Ligjin për shërbimin civil dhe si rezultat nëpunësit e tyre klasifikohen si nëpunës civil. Sa i përket bordeve apo organeve vendimmarrëse të këtyre agjencive dhe institucioneve, Ligji themelues i institucionit përkatës shërben si bazë për krijimin e marrëdhënies së punës për anëtarët e bordit.

Vetëm tri agjenci nga 36 sa janë aktualisht nuk kanë borde, Agjencia Kundër Korrupsionit, Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale dhe Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit. Mënyra e zgjedhjes së bordeve është e ndryshme por kryesisht vlejnë dy qasje: propozimi nga Qeveria dhe emërimi nga Kuvendi dhe zgjedhja me konkurs nga Kuvendi dhe emërimi në Kuvend.

Sa i përket pagave në institucione dhe agjenci, pagat e bordit përcaktohen nga Kuvendi pas propozimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa derisa të nëpunësve civil përcaktohen në kuadër të rregullave për shërbimin civil. Në rastet kur nëpunësit nuk janë nëpunës civil, atëhere bordi vendos për pagat e nëpunësve civil.

13680713_1322586404436856_64245467160688241_n

Katalogu i vendeve të punës është në proces të përshtatjes derisa një numër i agjencive kanë deklaruar se katalogu nuk është i përshtatshëm dhe nuk mund të aplikohet. Organizimi i brendshëm në këto institucione dhe agjenci është i ndryshëm nga rasti në rast dhe kryesisht organizimi është strukturuar për të realizuar mandatin e institucionit përkatës.

Sa i përket llogaridhënies, shumica e agjencive dërgojne një raport të punës në Komisionin funksional përkatës në baza vjetore dhe një raport financiar në Komisionin për Buxhet dhe Financa. Me përjashtim të një raporti vjetor i cili ka raste që nuk miratohet në Kuvend, nuk ka mënyra tjera të raportimit apo llogaridhënies në Kuvend.

Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar theksoi rëndësinë e raportit si një bazë e mirë për qëllim të hartimit të plotësim ndryshimit të Ligjit për administratën shtetërore por edhe si një informacion i mirë që shërben në disa aspekte në kuadër të nisjes së reformave të administratës publike në Kosovë.

Ministri Yagcilar ka përmedur rëndësinë e reformës së administratës publike sipas kërkesave të Komisionit Evropian dhe gjashtë parimeve të administratës publike.

Në të njejtën kohë, Ministri ka njoftuar të pranishmit me hapat aktual në drejtim të adresimit të reformës si: miratimi i strategjisë për modernizimin e administratës publike, strategjisë për rregullim më të mirë dhe tani së fundi edhe të strategjisë për menaxhimin e financave publike.

Sa i përket kornizës ligjore, Ministri Yagcilar ka prezentuar planin e Ministrisë për procedimin në pako të tri ligjeve që prekin këtë reformë: Ligji për pagat që realizohen nga buxheti i Kosovës, Ligjit për plotësim ndryshimin e Ligjit për administratën shtetërore dhe Ligji për plotësim ndryshimin e Ligjit për shërbimin civil.

Felix Rathje nga zyra e BE-së në Kosovë ka përmedur kërkesat e Komisionit Evropian në drejtim të reformës së administratës publike dhe ndihmës financiare për këtë qëllim.

Rathje ka theksuar numrin e madh të agjencive të pavarura të themeluara nga Kuvendi por edhe numrin e madh të agjencive ekzekutive të krijuara në kuadër të ministrive që tregojnë një fragmentarizim të administratës publike në Kosovë.

Rathje ka cekur rëndësinë e hulumtimit të Institutit GAP si një fillim i mirë dhe nevojën për hulumtime mbi mandatin dhe kompetencat që kanë sot këto agjenci. Sipas Rathje, administrata publike duhet të organizohet në atë mënyrë që të ketë racionalitet, efikasitet dhe efektivitet dhe një depolitizim të administratës publike.

Hilmi Jashari, Avokat i Popullit ka përshendetur hulumtimin e Institutit GAP dhe nevojën për një hulumtim të tillë. Sipas z. Jasharit, administrata publike në Kosovë ka tani një kohë që është e fragmentarizuar dhe ka një trajtim të ndryshëm edhe brenda institucioneve të pavarura kushtetutese nga Kapitulli XII i Kushtetutës.

Jashari ka theksuar çështjen e raportimit të institucioneve dhe agjencive të pavarura në Kuvend duke u ndalur në atë se është e panevojshme që të miratohet apo mos miratohet një raport i tillë i punës, por duhet të ketë vetëm një njoftim mbi punën një vjeçare të një institucioni apo agjencie.

Jashari ka përmendur edhe çështjen e mungesës së buxhetit për Institucionin e Avokatit të Popullit dhe pa qartësisë në mes të Qeverisë dhe Kuvendit se kush duhet të adresojë këtë problem. Jashari ka njoftuar të pranishmit me kërkesën për interpretim dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese nëse aplikimi i katalogut të vendeve të punës në shërbimin civil i miratuar në Qeveri e cenon pavarësinë kushtetutuese të institucioneve të pavarura kushtetuese.

Fehmi Pireva, koodinator në Kuvend me institucionet dhe agjencitë e pavarura ka cekur një numër të sfidave me të cilat përballen institucionet dhe agjencitë në fjalë dhe faktin që nga 36 agjenci të tilla, 13 prej tyre janë të vendosura në objekte private dhe paguajnë qira.

Pireva ka shpjeguar uljen e numrit të institucioneve dhe agjencive të tilla në Shqipëri dhe krijimin e një Drejtorie për monitorimin e këtyre agjencive në kuadër të Kuvendit.

Sipas tij, në Shqipëri tani ekzistojnë 11 agjenci dhe 5 institucione të pavarura si kategori kushtetuese. Në diskutim kanë kontribuar edhe pjesëmarrës nga shoqëria civile dhe institucionet dhe agjencitë tjera të pavarura.

13620712_1322583247770505_4436906912523982487_n

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme