91% e fondeve për universitetet publike janë nga Qeveria

Prishtinë | 14 Dhj 2021 | 11:13 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti GAP dhe Kosovo 2.0 kanë organizuar diskutim me temën: “Ndikimi buxhetor i arsimit falas në universitetet publike”, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se 91 për qind e fondeve për universitetet publike vijnë nga Qeveria e Kosovës, ndërkaq një pjesë e vogël e shumës janë nga të hyrat vetanake.

Në raportin e publikuar nga hulumtuesja e GAP-it, Rrona Zhuri, tha se numri i studentëve në nivelin bachellor për vitin 2020/21, në shtatë universitete publike është 46 027, ndërsa në nivelin master është 7 925.

“Në Kosovë janë gjashtë universitete publike, të cilat financimi i tyre është i rregulluar sipas Ligjit për arsimin e lartë, ku bëjnë pjesë fondet nga MAShTI, pagesat e studentëve për shkollim, shërbimet tjera komerciale, si dhe donacionet dhe dhurata e të tjera”.

“Universiteti i Prishtinës, ka gjithsej mbi 34 milionë euro buxhet, ku mbi 30 milionë janë grante qeveritare, ndërsa mbi 3 milionë janë të hyra vetanake. Universiteti i Prizrenit i ka mbi 2 milionë euro”, tha ajo.

Zëvendësministri i MAShTI-t, Dukagjin Pupovci, tha se granti qeveritar për universitetet ka qenë 44 milionë euro, teksa ky buxhet pritet të rritet për 11 për qind, raporton EO.

“Në vitin 2021, granti qeveritar për shtatë universitete ka qenë rreth 44 milionë euro, kurse të hyrat e projektuara kanë qenë mbi 1.5 milionë euro”.

“Në buxhetin për vitin 2022, granti qeveritar rritet për 11 për qind pra bëhet 49 milionë, kurse të hyrat parashihen vetëm për universitetet publike, të tjerat nuk janë llogaritur se Universiteti i Prishtinës është njësi në vete, e të tjerat janë në kuadër te ministrisë”, tha ai.

Të ngjashme