Katër klube gjobiten me para nga UEFA

Prishtinë | 24 Mar 2017 | 10:26 | Nga

Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s njoftoi se me hyrjen e tifozëve në stadium në ndeshjen Barcelona-PSG, është thyer neni 16 i rregullores disiplinore.

Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s, ka gjobitur me para klubet e Ligës së Kampionëve, Barcelona dhe Napoli, dhe klubet Rostov dhe Saint-Etienne të Ligës Europa.

Në ndeshjen e kthimit të 16-shit të fundit, ku Barcelona mundi ekipin Paris Saint Germain (PSG) me rezultat 6-1, me rastin e hyrjes së tifozëve në stadium pas golit të fundit i cili ia solli Barcelonës çerekfinalen, do të paguajë gjobën me para.

Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s njoftoi se me hyrjen e tifozëve në stadium në ndeshjen Barcelona-PSG, është thyer neni 16 i rregullores disiplinore, dhe se ekipi spanjoll është gjobitur me 19 mijë euro.

Komisioni në të njëjtën kohë, në ndeshjen tjetër të Ligës së Kampionëve, Napoli-Real Madrid, për shkak të shkeljes së rregullave dhe sjelljes së tifozëve, ka gjobitur klubin italian me 38 mijë euro. Arsyet e gjobitjes së klubit Napoli janë renditur si mbajtja e dritës lazeriek drejt lojtarëve të ekipit kundërshtarë në fushë, bllokimi i shkallëve të daljes në tribunë, hedhja e substancave të huaja në fushë, si dhe ndezja e pishtarëve.

Në anën tjetër, në rundin e 16-tëve të fundit të ndeshjeve në Ligën Europa, me para janë gjobitur edhe dy klube. Për shkak të ndezjes së pishtarëve, në ndeshjen me Sparta Prag, klubi rus, Rostov është gjobitur me 16 mijë euro.

Ndërkaq UEFA dënimin më të madh me para njofton se ia ka dhënë klubit francez, Saint-Etienne. Saint-Etienne është gjobitur me 50 mijë euro për shkak të ndezjes së pishtarëve, hedhjes së substancave të huaja dhe për shkak të ngjarjeve të shkaktuara nga ana e tifozëve në ndeshjen kundër Manchester United.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme