Katër komuna përfitojnë mbi 1.5 milionë euro nga granti i performancës komunale

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Sot, në praninë e ministres së MAPL-së, Emilija Rexhepi dhe kryetarëve të komunave: Gjilan, Mitrovicë e Jugut, Skenderaj dhe Junik, janë nënshkruar marrëveshjet tripalëshe (MAPL – Komunë – SDC-DEMOS) për bashkëfinancim të projekteve kapitale nga granti i performancës komunale 2020, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Ky grant bashkëfinancohet nga MAPL dhe donatorët mbështetës të Qeverive Zvicerane, Suedeze dhe Norvegjeze.

Tutje thuhet se marrëveshjet kanë për qëllim zbatimin e kritereve, parimeve, procedurave dhe rregullave ligjore të bashkëfinancimit dhe shpenzimit të mjeteve materiale konform dispozitave ligjore dhe në pajtim me Rregullat e Grantit të Performancës Komunale.

“Marrëveshjet përfshijnë gjashtë projekte të katër komunave në vlerë prej 1,516,897 euro”, thuhet në komunikatë.

Prej 1,221,420 € janë mjete të ndara nga granti i performancës komunale dhe 525,478.00 € nga buxhetet komunale, si vijon:

• KOMUNA E GJILANIT – Projekti “Ndërtimi i stacionitë ri të autobusëve” në vlerë prej 699,582 €, prej tyre 430,423 € nga granti i performancës komunale dhe 269,159 € bashkëfinacnim nga komuna.

• KOMUNA E MITROVICËS SË JUGUT – Projekti “Asfaltimi i Rrugës Lokale Junik – Gjoca. Vlera e projektit 447,000 euro, prej tyre 346,427 € nga granti I performancës dhe 100,573 € bashkëfinancim nga komuna.

• KOMUNA E JUNIKUT – Projekti “Ndërtimi i ujësjellësit për dy fshatrat, Pançelo dhe Tomance”. Vlera totale e projektit 220,000 €, prej të cilave 187,254 € mjete të grantit të performancës (GP) dhe 32,746 € bashkëfinancim nga komuna.

• KOMUNA E SKENDERAJT – Gjithsej tri projekte: 1) “Rehabilitimi i sheshit Adem Jashari” në vlerë prej 75,315. 00 € (70,315 € nga GP dhe 5,000 € bashkëfinancim nga komuna); 1) “Ndërtimi poligonit sportiv” në vlerë prej 25,000 € (22,000 € nga GP dhe 3000€ bashkëfinancim nga komuna); 3) “Ndriçimi publik dhe trotuaret në bashkësi lokale” në vlerë prej 165,000.00 € (115,000.00 nga GP dhe 50,000.00 € bashkëfinancim nga komunat).

Të ngjashme