Nën drejtimin e Arsene Wenger klubi i Arsenalit ka pasur shumë yje.
Thierry Henry, Ashley Cole, Kolo Toure, Cesc Fabregas dhe Robin van Persie, ishin ndër më të mirët, që bën karrierë edhe pasi u larguan nga Arsenali.
Në janar të vitit 2018 u largua Alexis Sanchez drejt Manchester United, por që nuk po arrin të gjendet mirë.
Sikurse Sanchez ndër vite u ka ndodhur lojtarëve të Arsenalit të mos arrijnë të tregojnë vetën, transmeton Telegrafi.
4. Alex Song
Ai aktualisht luan te Rubin Kazan në Rusi. Alex Song ishte bashkuar me Arsenalin në verën e viti 2005 dhe u largua në vitin 2012 drejt Barcelonës.
Te Barcelona dështoi pasi zhvilloi vetëm 29 ndeshje.
Pastaj u kthye te West Ham, për tu bashkuar pastajme Rubin Kazanin.
3. Thomas Vermaelen
Ish-mbrojtësi i Arsenalit u largua në vitin 2014 nga klubi drejt Barcelonës, por që asnjëherë nuk u bë lojtar i rëndësishëm.
Belgu madje kishte periudhë lëndimi prej 417 ditësh. Ishte edhe në huazim te Roma.
2. Bacary Sagna
Ish-lojtari i Arsenalit kaloi te Manchester City. Te Manchester City, ai luajti vetëm 16 ndeshje në sezonin e parë, ndërsa 86 ndeshje gjatë qëndrimit të tij.
Së fundmi ishte te Benevento, klubin që mori vetëm 21 pikë në 38 ndeshje.
1. Samir Nasri
Nasri aktualisht është duke e vuajtur dënimin prej gjashtë muajsh shkaku i dopingut.
Ai ishte lojtari i jashtëzakonshëm kur u bashkua me Arsenalin në vitin 2008 dhe në sezonin 2010/11, u fut në skuadrën më të mirë të vitit.
U largua drejt Manchester City, por që kur erdhi Guardiola u desh të largohet nga klubi.
Huazim te Sevilla dhe pastaj pjesë edhe e Antalyaspor. Klubi turk e ka liruar pasi ka dështuar totalisht. Edhe pse vetëm 30 vjeç aktualisht ai është pa ekip.