Katër milionë euro për investime kapitale – Elezaj i pakënaqur me përkrahjen e Qeverisë

Prishtinë | 12 Nën 2023 | 08:31 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mbi katër milionë euro janë dedikuar për investime kapitale nga Komuna e Klinës për vitin e ardhshëm. Krahas investimeve, niveli lokal do të synojë mbrojtjen e shtretërve të lumenjve për shkak të rrezikimit nga vërshimet, raporton Ekonomia Online.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj. Ai për Ekonomia Online se Klina tash e sa kohë po rrezikon të përmbyset nga vërshimet, si pasojë e tyre.

Për këtë, Elezaj ka identifikuar disa mangësi, siç janë rregullimi i lumenjve. Por për këtë, kërkohet edhe ndihma nga Qeveria.

I pari i Klinës nuk është fortë i kënaqur me ndihmën që po merr nga niveli qendror, me ç’rast thotë se ka bërë dhjetëra shkresa nëpër dikastere të ndryshme.

“Investimet kapitale nga buxheti komunal janë të destinuara 4.6 milionë euro të cilat me kujdes janë përzgjedhur me praktika tani më të ndjekura dhe të bashkëbiseduara me qytetarë dhe duke marrë opinionet mbi qytetarët dhe kuptohet një pjesë e madhe e këtyre investimeve janë investime që do shkojnë në shërbim të qytetarëve. Këtu janë dy nga sfidat që do të ballafaqohemi në vitet në vijim pra vërshimet si një proces i cili e atakon Klinën në vitin 2022 dhe 2023 dhe ne kemi identifikuar si një lloj prioriteti mbrojtjen e shtretërve të lumenjve rregullimin e argjinaturave të lumenjve që të mos dalin nga shtretërit e tyre dhe kuptohet ato në zonën e qytetit pra rregullimin e lumit ‘Klina’ me argjinaturë dhe gurë dekorativ pastaj rregullimin e shtratit të lumit Drini i Bardhë kryesisht nga Ura e Hekurit deri tek restoranti Fenix dhe ai është një liqen akumulues i cili kryen edhe funksione edhe të akumulimit dhe mbushjen e akuiferit për ujë të pijes”, u shpreh Elezaj.

Elezaj ka thënë se buxheti komunal është i kufizuar dhe se për realizimin e projekteve kërkohet ndihma nga Qeveria. Me shpresë që të ndihmojnë, Elezaj thotë se ka bërë disa shkresa në disa ministri.

“Të gjitha këto investime do të shkojnë në funksion të mbrojtjes nga vërshimet por ka nevojë edhe për investime më të mëdha dhe unë jam drejtuar me shkresë te ministritë edhe te Qeveria por deri më tani nuk kemi pasur mbështetje por presim që të kemi mbështetje do të përsërisim kërkesat në drejtim të qeverisë qendrore. Buxheti komunal është i kufizuar dhe nuk arrin që t’i përmbyll sepse Klina ka gjashtë lumenj në territorin e saj mirëpo nuk kemi qëndruar duar lidhur. Ne kemi bërë kërkesa edhe për salla sportive që të na mbështesin në kompletimin e stadiumit të qytetit e pastaj kërkesat tjera ndërlidhën edhe me nevojat në aspektin mjedisor për trajtimin e ujërave të zeza është projekt 10 milionësh edhe këtë e kemi përgatitur si një projekt që do ta aplikojmë edhe në Komisionin Evropian edhe në fondet e IPA-së por kemi nevojë edhe për mbështetje nga Qeveria Qendrore për këtë drejtim”, thotë Elezaj.

Të ngjashme