Ekonomia Online
FUNDIT

Katër persona lëndohen në aksidentin ku u përfshinë tre automjete në Prishtinë

Katër persona lëndohen në aksidentin ku u përfshinë tre automjete në Prishtinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë. Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete dhe janë lënduar katër persona. Rastin për KlanKosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes […]

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete dhe janë lënduar katër persona.

Rastin për KlanKosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të tri automjeteve në lëvizje. Bazuar në të dhënat fillestare si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, tha Ahmeti.

Të ngjashme