Katër raste pozitive me COVID-19 të premten në Kosovë

Prishtinë | 27 Maj 2022 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar katër raste pozitive me COVID-19.

Sipas njoftimit, nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes. Ndërkohë numri i rasteve aktive në nivel vendi është 123.

Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit vaksinën anti-COVID e kanë marrë 71 persona.

Të vaksinuar me të dy dozat deri tani në Kosovë janë 822.985 persona, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese janë 102.687.

Numri i dozave të administruara të vaksinës kundër koronavirusit deri më tani është 1.828.862.

Të ngjashme