Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, ka bërë me dije se nëpër stacionet policore në mbarë vendin janë raportuar katër raste të dhunës ndaj grave.
Të dielën, në orën 17:00, Policia njofton se në Prishtinë, një femër ka raportuare se është sulmuar fizikisht nga burri i saj.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje, raporton Koha.net.
Po ashtu, në Dragash, policia njofton se dje në orën 15:45, është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër, të dy shqiptarë të Kosovës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Në Pejë, në rrugën “Bekim Berisha Abeja”, të dielën në orën 21:50, Policia njofton se është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar i Kosovës pasi që i njëjti kishte sulmuar viktimën femër, egjiptiane e Kosovës.
“Sipas viktimës, që një kohë është duke bashkëjetuar me të dyshuarin”, thotë Policia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rast i Lëndimit të Lehtë Trupor është regjistruar në Rahovec të hënën në orën 17:15.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë pasi që të njëjtit, pas një mosmarrëveshje, kishin sulmuar fizikisht një mashkull dhe një femër, të dytë K-shqiptarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thotë Policia.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje dhe dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.