Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Prishtinë | 07 Jan 2026 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

Dy raste kanë ndodhur në Malishevë, një në Gjilan e një në Pejë.

Raportet:

Gjilan / 04.01.2026 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar djalin e tij viktimën mashkull kosovar e më pas ka kanosur vëllain e tij i cili ka ndërhyrë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Pejë / 06.01.2026 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka shkaktuar dhunë në familjen e tij duke rrahur bashkëshorten e tij, e cila ka pësuar lëndime trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe me kërkesën e saj bashkë me tre fëmijët e tyre është dërguar tek familja e saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Malishevë / 05.01.2026 – 13:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Malishevë / 06.01.2026 – 19:30. Ankuesi m/k ka njoftuar policinë se djali i tij i dyshuari m/k, i ka shkaktuar dhunë psikike. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari është në kërkim nga policia.

Të ngjashme