Katër raste të reja me koronavirus, ja nga cilat vendbanime janë të infektuarit

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 20:41 | Nga Ekonomia Online

IKSHPK bëri të ditur se sot janë konfirmuar 4 raste të reja me Covid-19, që njëherit është numri më i vogël i të infektuarve që një kohë në Kosovë.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Rekë) dhe me nga një rast vendbanimet: Rahovec dhe Zhur-Prizren.

IKSHPK bën thirrje që të respektohen maksimalisht rekomandimet në mënyrë që të dilet sa më shpejt nga kriza pandemike.

Po ashtu, bëhet thirrje që njerëzit të mos neglizhojnë virusin pas lehtësimit të masave.

Të ngjashme