KB Trepça do të jetë skuadra e katërt kosovare që do të marr pjesë në Ligën Ballkanike
Skuadra mitrovicase KB Trepça do të jetë skuadra e katërt kosovare që këtë edicion do të garojë në Ligën Ballkanike.
Lajmi është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e kësaj ligë, e cila njofton se Trepça do të marrë për herë të parë në këtë garë.
Përpos Trepçës, këtë edicion në Ligën Ballkanike do të jenë pjesëmarrëse edhe Sigal Prishtina, Peja dhe Bashkimi.