Katër të arrestuar nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Prishtinë | 24 Dhj 2021 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para pak minutash në lagjen “Bregu i Diellit, në Prishtinë. Detaje për këtë rast kanë dhënë për Sinjalin nga policia.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka thënë se ka pasur të shtëna me armë gjatë një përleshje fizike, ku ka mbetur një person i lënduar.

Ahmeti tha se në lidhje me këtë rast, janë arrestuar katër persona.

“Sot rreth orës 15:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Kodra e Diellit, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast  një person është lënduar, dyshohet nga përleshja fizike. Lidhur me këtë rast deri tani janë identifikuar katër persona të dyshuar dhe të  njëtjtit janë arrestuar nga ana e policisë. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për  sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme