Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur masën e paraburgimit ndaj katër të arrestuarve për fajde.
Një gjë e tillë u bë e ditur nga gjykata me anë të një komunikate për media, teksa ka thënë se ankesat kundër këtij aktvendimi nuk shtyn ekzekutimin e tij.
“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) të dyshuarve: B.M., A.H., B.K., A.M., e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara më lartë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Caktohet masa e paraburgimit ndaj katër (4) të dyshuarve për veprat penale fajdeja
Ferizaj 18 maj 2023 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka
vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së
paraburgimit kundër të pandehurve si vijon:
B.M., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje në vazhdim fajdeja nga neni 331
paragrafi 3 lidhur me nenin 31; veprës penale në bashkëkryerje detyrimi nga neni 328
paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
A.H., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje në vazhdim fajdeja nga neni 331
paragrafi 3 lidhur me nenin 31; veprës penale në bashkëkryerje detyrimi nga neni 328
paragrafi 2 lidhur me nenin 31; veprës penale fajdeja në bashkëkryerje nga neni 331 paragrafi
3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
B.K., i dyshuar për shkak të veprës penale fajdeja në bashkëkryerje nga neni 331 paragrafi 3
lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
A.M., i dyshuar për shkak të veprës penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të
paligjshëm nga neni 294 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës së
Kosovës.
Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat
penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë
të bashkangjitura deri në këtë fazë.
Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të
shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) të dyshuarve: B.M., A.H., B.K.,
A.M., e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masë e paraburgimit në
kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të
Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit
kanë kryer veprat penale të përshkruara më lartë,
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.