Katër personat e akuzuar për pjesëmarrje në grupin terrorist që ishte prapa sulmit të javës që shkoi në Barcelone, do të dalin para gjykatës në Madrid.
Gjykatësi do të marrë vendimin për akuzat që rendojnë mbi të dyshuarit për sulmin me makinë, që la 15 persona të vdekur dhe më shumë se 100 të lënduar.
Tetë pjesëtarët e tjerë të këtij grupi kanë ndërruar jetë, disa pas një shpërthimi ndërsa të tjerët janë shtënë nga policia.
Marokeni 22 vjeçar, Younes Abouyaaqoub, besohet që ishte ngasësi i kamionit që u përplas në turmën e njerëzve në Barcelonë.
Ai kishte të veshur një jelek me eksplozivë të rremë, dhe kishte bërtitur “Allahu Akbar” para se të vdiste nga të shtënat e policisë.