Sot gjatë ditës një aksident ka ndodhur në fshatin Vranidoll, ku kanë mbetur katër persona të lënduar.
Në aksident ishin të përfshira dy vetura.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime të trupore kanë pësuar katër persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.