Katër persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur mes një veture dhe kamioni në magjistralen Klinë – Gjakovë, përkatësisht te Guri i Zi.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova ka thënë se sipas informatave fillestare të Policisë, të lënduarit e këtij aksidenti nuk janë në gjendje të rëndë.
Sipas tij, Njësitet Policore janë në vend të ngjarjes dhe po e hetojnë rastin.