Katër të vdekur dhe tetë të plagosur nga një shpërthim në Filipine

| 29 Qer 2019 | 07:45 | Nga

Katër persona kanë vdekur dhe nëntë të tjerë janë të lënduar nga një shpërthim që ka ndodhur në një bazë ushtarake në jug të Filipineve. Tre nga personat e vdekur janë pjesëtarë të ushtrisë.

Sipas Reuters, përgjegjësinë për sulmin e mori Shteti Islamik, ku tha se personi që kreu sulmin vetëvrasës ishte pjesëtarë i tyre.

Shteti Islamik tha nëpërmjet agjencisë së lajmeve Amaq se pjesëtarët e saj kishin infiltruar bazën e ngjitur me eksploziv dhe vranë ose plagosën 100 ushtarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme