Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit katër pacientë kanë humbur jetën me COVID-19, kurse 78 të tjerë janë infektuar me këtë virus.
Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 860 mostrave. Më shumë raste të reja janë regjistruar në Shkup-28, Kumanovë-5, Dibër-4, Prilep-8, Tetovë-4, Manastir-1, Ohër-1, Kavadar-2, Gostivar-8, Radovish-1, Koçani-2, Probishtip-1, Makedonski Brod -1, Berovë-4, Delçevë-3, Kërçovë-3, Negotinë-2.
Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 40 pacientë të shëruar. Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 568, raporton Alsat-M, transmeton Klan Kosova.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 jani diagnostikuar gjithsej 13,673 persona. Prej tyre, 10,150 pacientë janë shëruar. Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 2,995.