Katër persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar rëndë pasi është rrëzuar një aeroplan i vogël në rajonin Kemerovo të Rusisë, të shtunën, kanë thënë nga shërbimi mjekësor atje.
Agjencia e lajmeve TASS ka raportuar se kanë vdekur shtatë persona kur aeroplani L-410 u rrëzua pranë aeroportit Tanay, i cili siguron shërbime për parashutistët.
Një zëdhënës i Qendrës së Mjekësisë atje ka thënë se të plagosurit me helikopterë ishin dërguar në spitale të tjera.
Po ashtu, edhe një zëdhënës i Agjencisë Ruse të Aviacionit Civil ka deklaruar se janë duke e zhvilluar akoma operacionin e kërkim – shpëtimit, shkruan Reuters.