Katër të vdekur nga shpërthimet në Nepal

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Së paku katër persona kanë vdekur dhe shtatë të tjerë janë lënduar nga tri shpërthime që ndodhën në kryeqytetin e Nepalit, Kathmandu. Lajmin e bënë të ditur zyrtarët e këtij shteti.

Njëri nga shpërthimet ndodhi në qendër të kryeqytetit, ndërsa dy shpërthimet tjera ndodhën në periferi të tij. Policia tha se për këto shpërthime janë përdorur mjete plasëse të improvizuara.

Një zyrtar i tha agjencive të lajmeve se prapa këtyre shpërthimeve mund të qëndrojë një grup maoist pasi pankartat e tyre u gjetën afër vendit të shpërthimeve. I njëjti grup dyshohej për një sulm tjetër të muajit shkurt, kur u vra një person. Sidoqoftë, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Zyrtari policor, Shyam Lal Gyaëali, tha se tre persona vdiqën në vendin e shpërthimit, ndërsa një tjetër vdiq në spital.

“E dëgjova një zhurmë të madhe dhe shkova te vendi ku u dëgjua zhurma. Pashë se muret e një shtëpie ishin çarë nga shpërthimi”, tha Govinda Bhandari. Në shpërthimin e parë vdiq vetëm një person, ndërsa në shpërthimin e dytë vdiqën dy të tjerë, shkruan “BBC”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme