Katër të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit në Portugali

Prishtinë | 17 Pri 2017 | 14:25 | Nga

Katër njerëz kanë vdekur pasi një aeroplan u rrëzua në një supermarket në Portugali, raportojnë mediat lokale atje.

Aeroplani ishte nisur kur shpërtheu në ajër, thuhet sipas dëshmitarëve, dhe më pas ra në supermarketin Lidl në qytetin e Tires afër Cascais.

Aeroplani i lehtë thuhet se ra në parkingun e supermarketit, duke bërë që disa vetura të tjera të merrnin flakë.

Pamjet e publikuara në internet shfaqin një tym të zi duke u ngjitur në qiell nga skena e përplasjes.

Të ngjashme