Hungari – Portugali, e vetmja ndeshje që pranon 100% të tifozëve në stadium

Prishtinë | 15 Qer 2021 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Hungari – Portugali do të jetë ndeshja e cila zhvillohet sonte me fillim nga ora 18:00. Kampionët në fuqi do të tentojnë ta nisin me fitore mbrojtjen e titullit.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Puskas Arena” në Hungari.

Karakteristikë e kësaj ndeshje është fakti se ky stadium është i vetmi që do të lejojë 100% të tifozëve në Kampionatin Evropian

Rreth 61 mijë tifozë do ta shohin ndeshjen brenda stadiumit.

Kujtojmë se Hungaria dhe Portugalia bëjnë pjesë në grupin F së bashku me Francën dhe Gjermaninë që e luajnë ndeshjen e tyre nga ora 21:00 sonte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme