Hungari: Automjeti me targa të Serbisë përplaset në një shtëpi, vdesin shtatë persona

Prishtinë | 14 Dhj 2021 | 10:31 | Nga Ekonomia Online

Shtatë persona kanë vdekur pasi një veturë me targa të Serbisë u përplas në një shtëpi.

Ngjarja tragjike ndodhi në fshatin Morahalom në Hungari, në orët e vona të së enjtes.

Po ashtu në këtë aksident u lënduan katër persona.

Sipas policisë hungareze shoferi i automjetit refuzoi të ndalej policisë për kontroll.

Policia tha se në veturë po transportoheshin dhjetë emigrantë ishte nisur drejt qytezës Szeged, pastaj u përplas në një shtëpi dhe u rrokullis.

Autoritetet e rendit deklaruan se vozitësi, i cili ka pësuar lëndime, është ndaluar dhe se ndaj tij do të nisin procedura për trafikim të njerëzve dhe shkaktim të aksidentit fatal masiv.

Aksidenti ndodhi afër kufirit të anëtares së Bashkimit Evropian, Hungarisë, me Serbinë, që nuk është pjesë e bllokut.

Qeveria e Kryeministrit Viktor Orban ndërtoi një rrethojë më 2015, në kulmin e krizës me emigrantë, kur qindra mijëra njerëz e kishin kaluar kufirin në përpjekje për të shkuar në Evropën Perëndimore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme