Katër të vrarë në Florida pasi dy hajdutë rrëmbyen një furgon

Prishtinë | 06 Dhj 2019 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Një grabitje e armatosur në një dyqan bizhuterie në Florida të enjten çoi në rrëmbimin e një furgoni dhe një ndjekje masive të policisë që përfundoi në një shkëmbim zjarri fatal në Broward County, Florida.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, katër persona u vranë – dy të dyshuarit për vjedhje që vodhën furgonin, shoferin e furgonit dhe një kalimtar në fund të ndjekjes, tha Agjenti Special i FBI-së, George Piro.

Thirrja e parë që mori policia ishte një alarm i orës 4:17 pasdite nga Regent Jewelers në Coral Gables, në Miami-Dade County, tha Shefi i Policisë Coral Gables, Edward J. Hudak Jr.

Të paktën një grua u lëndua në grabitje, tha policia e Coral Gables. Të dyshuarit rrëmbyen furgonin e UPS, e morën peng shoferin me të cilin u larguan.

Kamioni e detyroi policinë në një ndjekje të gjatë, duke manovruar rreth automjeteve të tjera dhe policisë, transmeton Telegrafi.

Dukej se ishin dhjetëra oficerë policie dhe automjete në ndjekje të kamionit, pasi ai përshkonte rrugët me shumë korsi dhe nëpër kryqëzime.

Ngjarja përfundoi kur kamioni ndaloi në një kryqëzim.

Policia doli nga automjetet e tyre dhe iu afrua kamionit, madje duke përdorur edhe veturat e kalimtarëve si mburoja lëvizëse, në mënyrë që të mund të gjendeshin në pozitë më të mirë.

Shoferi i kamionit u largua nga timoni pak para se të ndodhnin të shtënat me armë në orën 5:35 të mëngjesit.

Ishte e paqartë nëse të shtënat e para erdhën nga brenda kamionit apo nga policia.

Kur u pyet nëse shoferi i UPS-së apo kalimtari u godit nga zjarri i policisë, Piro i FBI-së tha që është pjesë e hetimit.

Byroja e alkoolit, duhanit, armëve të zjarrit dhe eksplozivëve gjithashtu po heton rastin, tha Hudak. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme