Sot janë bërë katër vite nga momenti kur droni me flamurin shqiptar valoi midis stadiumit të Beogradit.
Më 14 tetor të vitit 2014, në orën 21: 27 u ndërprerë ndeshja Serbi-Shqipëri që luhej në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian France 2016.
Ndeshja filloi me vështirësi për shqiptarët, pasi atyre nuk iu kishte lejuar pjesëmarrja e tifozëve në stadium, dhe kështu ende pa filluar ndeshja kishte fishkëllima e britma në momentin kur filloi Himni Kombëtar Shqiptar.
Gjyqtari britanik Martin Atkinson nuk e kishte të lehtë të ndante gjyqësinë që, sidomos nga lojtarët, tifozët, por edhe zyrtarë serbë që gjendeshin aty, konsiderohej betejë lufte.
Në minutën e 42’ loja u ndal, dhe nga qielli i Beogradit, sipër tifozëve, afrohej droni dhe flamuri me hartën e viseve etnike shqiptare, me portretet e Ismail Qemalit e të Isa Boletinit dhe me mbishkrimin “AUTOCHTHONOUS”.
Pastaj një futbollist serb e mori në hapësirë, pa rënë në tokë, flamurin me simbole shqiptare e lojtarët e kombëtares vrapuan menjëherë pas tij duke ia rrëmbyer nga duart.
Pas kësaj, filloi beteja fizike ndërmjet lojtarëve të dy ekipeve. Nga tribunat e shikuesve zbriten spektatorët serbë të cilët mësyn lojtarët shqiptarë. Një konfrontim fizik i pabarabartë të cilin lojtarët e kombëtares e braktisen duke kërkuar shpëtim në zhveshtoren e tyre.
Më pas Komisioni Disiplinor i UEFA-së vendosi më 24 tetor 2014 që ndeshjen e ndërprerë ta regjistrojnë në favor të Serbisë, derisa dy kombëtaret të dënoheshin me nga 100 mijë euro, Serbisë t’i hiqeshin dy pikë dhe dy ndeshje t’i luante pa tifozë.
Pas ankesës së Shqipërisë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, më 10 korrik të këtij viti, 3 pikët e ndeshjes kaluan në anën e Shqipërisë.
Më poshtë keni mundësinë që t’i shihni përsëri pamjet e asaj nate: