Shumë njerëz kujdesen për ushqimet që duhet të konsumojnë, duke menduar për çdo detaj, por harrojnë që ashtu si ushqimi, uji ka një rëndësi të veçantë për trupin e njeriut. Gjatë verës një njeri pi 400% më shumë ujë se në sezonet e tjera, prandaj është e rëndësishëm që të kihet kujdes me zgjedhjen e tij.
Në mënyrë që trupi juaj të mos ketë shqetësime, duhet të konsumoni të paktën 1 litër e gjysmë ujë në ditë. Nëse konsumohet më shumë, thonë, studjuesit atëherë është akoma dhe më mirë, pasi ndikon në tretjen e shpejtë të ushqimeve dhe ndihmon stomakun gjatë këtij procesi.
Ata që djersiten shumë, ata që shpesh janë në lëvizje e udhëtim ose ata të cilët me kënaqësi shkojnë në saunë, duhet të llogarisin se duhet shtuar sasinë e ujit deri më tri herë! Etja shkaktohet kur trupi ynë ka humbur më shumë se 0.5 % të peshës në formë të ujit, që do të thotë se një person që peshon 70 kg ndjen etje pas një humbje prej 350 ml te ujit.
Shkaktarë i shpeshtë i kokëdhembjeve është uji i pakët në organizëm. Uji ndihmon të humbni në peshë, pa marrë parasysh se ç’lloj diete mbani. Uji nuk përmban kalori, por ndihmon në harxhimin e energjisë.