Katy Perry i ka bërë një vizitë adhurueses së saj në Australi, pasi që ajo duhej të mungonte në koncertin e këngëtares.
Tete vjeçarja, Grace Moores i ishte nënshtruar një operacioni në tru javën e kaluar pasi që kishte dalë se ka një tumor prej gjashtë centimetrave, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.
Motra e saj, Tiana, ka postuar në Twitter se ajo ishte e interesuar për koncertin e Perry, para se të diagnostifikohej me kancer në muajin prill.
Ekipi i Katy ka rënë në kontakt me Tiana, ku dhe kishte shkuar atje para koncertit në Adelaide po atë natë.
Ajo kishte shkruar se motra e saj është adhuruese e Perry që prej moshës tre vjeçare dhe duke kërkuar kontakt me të.
Në fund qëllimin e kishte arritur dhe kishte shkruar, “Ia dolëm” duke postuar fotografi të së motrës në prani të këngëtares.