Klubi i basketbollit Peja nuk pajtohet assesi me vendimin e Komisarit të Garave të Federatës së Basketbollit.
Në fakt, si rezultat i incidentit që ndodhi në ndeshjen me Ponte Prizrenin, dy basketbollistët e rëndësishëm të Verdhezinjve, Brandon Walters dhe AJ Walton u dënuan me dy ndeshje moslojë dhe u gjobitën me nga 400 euro.
Të dy ishin pjesë e përleshjes me lojtarët dhe zyrtarët e klubit prizrenas.
Sidoqoftë, pejanët insistojnë se lojtarët amerikanë kanë vepruar në vetëmbrojtje dhe se nuk duhet të dënohen.
Pejanët presin që vendimi të ndryshohet dhe lojtarët në fjalë të mund të luajnë në serinë finale të “play-offit” ndaj Golden Eagle Yllit.