KB Rahoveci 029 ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Bujar Loci

Prishtinë | 15 Jan 2026 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Klubi i Basketbollit Rahoveci 029 ka njoftuar zyrtarisht se, me marrëveshje të dyanshme, ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Bujar Loci.

Trajneri Loci ishte pjesë e klubit për një sezon e gjysmë, periudhë gjatë së cilës dha një kontribut të rëndësishëm në inkuadrimin dhe zhvillimin e skuadrës.

Me përkushtim, profesionalizëm dhe punë të palodhshme, ai la gjurmë pozitive në rrugëtimin e klubit, duke ndihmuar në ndërtimin dhe konsolidimin e ekipit.

KB Rahoveci 029 ka falënderuar trajnerin Bujar Loci për angazhimin dhe korrektësinë e treguar gjatë gjithë bashkëpunimit, duke i uruar suksese dhe mbarësi në vazhdim të karrierës së tij profesionale.

“Faleminderit për gjithçka, Buki!”, thuhet në njoftimin e klubit.

Të ngjashme