Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur të mërkurën diskutimin me temën “Raportet Kosovë-Serbi: Tabelat e veturave dhe një dialog që nuk po lëviz”, raporton Ekonomia Online.
Në këtë tryezë të ftuar ishin përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të institucioneve, të misioneve diplomatike në Kosovë dhe medias.
Në hapjen e tryezës, drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, foli fillimisht për aktivitetet e KDI-së në monitorimin e procesit të dialogut dhe theksoi nevojën e angazhimit të shoqërisë civile për të ndikuar në rritjen e kualitetit të këtij procesi.
“Zhvillimet globale dialogun Kosovë – Serbi. Kurti sa është i gatshëm të lëviz në këtë drejtim dhe pakënaqësinë ndërkombëtare. Shpeshherë kemi pasur përplasje të brendshme dhe alternativë për të arritur drejt marrëveshjes, a ka Kosova plan dhe alternative se si të arrijë te dialogu”, tha ai.
Në anën tjetër, Violeta Haxholli nga KDI, ofroi një përmbledhje të shkurtër të zhvillimeve aktuale në dialog me theks të veçantë në mungesën e progresit në arritjen e dakordimeve për tema si tabelat e veturave, energjia dhe çështja e të pagjeturve. Ndërsa, tha se palët nuk i kanë filluar ende diskutimet mbi marrëveshjen finale kurse nuk kanë ende pajtueshmëri se cili duhet të jetë epilogu i dialogut.
“Tani me zhvillimet e fundit në Ukrainë kemi parë kërkesa të shtuara që Kosova dhe Serbia të përkushtohen në dialog në shkuarjen e një marrëveshje finale. Dialogu në vitet e fundit ka pasur procesin më të ngadalshëm. Nga ajo kohë k pasur progres të ngadalshëm të dialogut”.
“Kjo për faktin se mbeten shumë çështje të pazgjidhura dhe prek jetën e qytetarëve. Ne kemi parë që për shkak të disa marrëveshje për lëvizjen e lire i ka detyrua palët të kthehen në tryezë bisedimesh siç janë tabelat nuk është arritur një marrëveshje. Kur flasim për dialog besoj që dialogu për Kosovën është i rëndësishëm në aspektin e brendshëm dhe të jashtëm. Ende nuk ka integrim të qëndrueshëm”, tha ajo.
Sipas Haxhollit, dialogu është i rëndësishëm për të dyja shtetet në drejtim të integrimit në BE. “Është e rëndësishme që institucionet të zbatojnë një dialog të brendshëm me qytetarët serb. Në aspektin e jashtëm dialogu ka ndikim në sigurimin e njohjeve të reja. Ata presin marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Asnjëra nga këto dy shtet nuk mund të lëvizin në BE pa pasur marrëveshje. Zotëri Bislimit tha se nuk ka pasur progres. Nuk ka pasur progres as në çështjen e të pagjeturve. Nëse Kosovë dhe Serbi nuk po gjejnë zgjidhje për tabelat e veturave dhe energji sa mund të pritet për marrëveshje të tjera”, tha ajo.
Në anën tjetër Demush Shasha, drejtor ekzekutiv i Institutit Epik, i ftuar si panelist në këtë tryezë vuri theksin tek faktorët e jashtëm dhe zhvillimet ndërkombëtare që ndikojnë në dialogun Kosovë – Serbi.
Shasha shtoi se ka paqartësi në atë se çfarë do të përfitojnë palët nga progresi në dialog prandaj edhe nuk ka incentivë tek palët për përkushtim ndaj këtij procesi.
“Në këtë drejtim është Serbia ajo që më shumë ka zvarritur përparimin në procesin e dialogut pikërisht në mungesë të incentivave të qarta për të ecur përpara në këtë proces”, tha ai.
Kurse, Dukagjin Gorani, analist politik, po ashtu panelist në këtë tryeze, tha se dialogu është një proces i pashmangshëm, që ka sjellë disa përgjegjësi dhe obligime që shteti i Kosovës i ka marrë përsipër.
Më tutje ai shtoi që procesi i dialogut nuk duhet të shihet si imponim ndërkombëtar dhe të dyja palët edhe Kosova dhe Serbia duhet të jenë konstruktive dhe kreative në gjetjen e zgjidhjes sepse është në të mirë të të dyja palëve.
“Kur ka filluar procesi i dialogut e që është 10 vjet më herët kemi pasur bindjen që është proces që brenda vetes do t’i nënkuptojë disa angazhime që i merr Qeveria. Gjatë viteve janë arritur disa marrëveshje, por ka shkuar duke u shtuar një lloj i të folmes që ka vënë në pikëpyetje nëse dialogu është i nevojshëm. Njëra është që procesi i dialogut është i domosdoshëm e Kosova duhet të jetë kreative dhe shkolla tjetër na nuk kemi çka flasim në republikën e Serbisë”.
“Kjo shkollë është në pushtet. Për faktin se është në pushtet ndodhet në situatë të vështirë për të. Dialogun duhet me marrë proces të domosdoshëm. Qeveria e Kosovës e ka refuzuar idenë e kompromisit dhe bisedimeve dhe ndodhet brenda një gjendje të pamundësisë së pajtimit të këtyre kërkesave”.
Sipas Goranit, gjatë këtyre viteve ka humbur sensi i urgjencës, gjë që sipas tij, ka prolonguar shumë çështje. “Gjatë këtyre viteve ka humbur një gjë e rëndësishme sensi i urgjencës. Largimi nga urgjenca e ka sjellë në situatë kur kanë filluar të diskutohen pyetjet që nisen prej asaj se çka fitojmë ne në dialog. Çka po humbim me faktin që këtë proces nuk jemi në gjendje me përmbyll. Nuk është fitore spektakulare fakti që shndërrohemi në shtet funksional”, tha ai.
Gorani foli edhe për çështjen e asosacionit të komunave me shumicë serbe dhe tha se kjo çështje duhet të përfillet në saje të historisë së Ballkanit, mirëpo edhe marrëveshjeve të mëparshme. “Na nuk kemi liberalizim vizash përkundër që Ballkani e konsideron temë të tejkaluar. Na jemi mësuar të jetojmë në gjendje abnormale. Nëse ekziston diçka te kjo Qeveri ka qenë theksi që Qeveria e vendoste dialogun e brendshëm. Ky dialog me komunitetin serb nuk ndodhi kurrë. Edhe Kushtetua e parasheh krijimin e një asociacioni. Një institucion duhet të themelohet për komunitetin serb për shkak të historisë së Ballkanit përfshirë edhe luftën në Kosovë. Kjo temë tashmë është tabu. Sot jemi në situatë të sillemi kinse ky proces nuk ekziston. Sot kemi ardhur në situatë kur jemi duke kontestuar disa prej zotimeve që qeveritë e mëhershëm ja kanë vënë vetit detyrë”.
Gorani tutje shtoi se në kuadër të neglizhimeve të dialogut she shpërfilljes së çështjes së anotacionit, i pari i ekzekutivit s’pati çka t’i thotë SHBA-së dhe s’u pritë në takime.
“Na duhet të jemi kreativ për zbutjen e përpjekjes që të na dëshmohet që të gjejmë mënyrë për formën e kompromisit. Nuk patëm çka t’i themi SHBA-së dhe administratës amerikane. Nuk merret parasysh një qeverisje serioze që del jashtë marrëveshjes. Koha reale është që të diskutohet përmbajtja e marrëveshjes. Çka do të përmbajë asociacioni. Të gjitha këto çështje duhet të diskutohen me qeverinë në Beograd. Procesi i dialogut është interes kombëtar dhe domosdoshmëri e Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai, raporton EO.
“Nuk është dashur të zhvillohet ligjërimi mbi rendin demokratik dhe kemi ardhur në një situatë ku shoqëria e she zero. Ajo çka shoh është shkëputja e kujtesës institucionale. Gjenerata në politikë nuk duan të dinë historinë politike të këtij rajoni që ka sjellë deri të pavarësia e Kosovës. Sot na dhe komuniteti jemi të akomoduar brenda një segracioni të heshtur. Kjo flet për një situatë të re brengoseshe për ndonjë bashkëpunim”, tha ai.
Analisti politik Visar Ymeri, ka thënë se Kosova është shtete sovran dhe duhet të merr përgjegjësi sa i përket vendimmarrjeve. Sipas tij Qeveria Kurti s’është e vetëdijshme për çështjen e dialogut.
“Tash si shtet kemi hyrë si të rriturit. E para që pritet është që të kuptojmë interesin tonë. Duke qenë të rritur sillemi si fëmijë. Kemi një lloj papërgjegjësie të veprimeve tona. Na i themi vetes se jemi vend sovran dhe pastaj po i shohim që dekoratat nga vendet mike po thonë se jemi vend sovran dhe duhet të marrim vendime sovrane. Vendimet sovrane bartin pasoja, atëherë duhet të mendosh para se të veprosh. Një prej probleme që shoh në këtë Qeveri nuk e kemi këtë vetëdije. Dialogu është mjet për të arritur një qëllim”, ka thënë ai.
Në diskutimin e hapur mes të pranishmeve në këtë tryezë, u theksua që Kosova duhet ta dëshmojë veten si shtet serioz duke iu qëndruar prapa obligimeve të cilat i ka ndërmarrë dhe të artikulojë qartë qëllimet të cilat dëshiron ti arrijë në politiken e jashtme dhe në dialog. Në fund, u theksua nevoja e zhvillimit të një dialogu të brendshëm si me komunitetin serb ashtu edhe me spektrin politik, shoqërinë civile dhe akademinë në mënyrë që të arrihet konsensusi dhe pajtueshmëria e brendshme lidhur kërkesat por edhe obligimet që dalin nga procesi i dialogut.