Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), kamë publikuar raportin me temën “Rruga e Dukagjinit, autostradë apo zgjerim i rrugës ekzistuese”. Të pranishëm ishin përfaqësues të shoqërisë civile e deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Diskutimi u zhvillua mbi raportin e hartuar nga KDI-ja, mbi atë se rruga e Dukagjinit duhet të ndërtohet si autostradë apo zgjerim i rrugës.
Fjolla Ukaj-Hoxhaj nga KDI-ja, tha se me ndërtimin e dy autostradave janë harxhuar 1.7 miliardë euro.
Ajo ka thënë se nëse këto të holla do të investoheshin në punësim, 40 mijë qytetarë do të punësoheshin.
“Që nga shpallja e Pavarësisë, investimet kapitale kanë pasur pjesëmarrje të lartë në buxhetin e shtetit. Vetëm ndërtimi i dy autostradave me gjatësi 144 kilometra, buxhetit të shtetit i ka kushtuar rreth 1.7 miliardë, sjellë e përafërt me buxhetin e shtetit të vitit 2017. Mesatarisht vetëm një kilometër autostradë, buxhetit i ka kushtuar 12 milionë euro”.
“Gjatë vitit 2018 Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj aj kishte marrë vendim për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit, kostoja e së cilës pritej të ishte rreth 1 miliard euro apo përafërsisht 50 për qind e buxhetit të shtetit. Me 1 miliardë euro autostradë do të krijoheshin 40 mijë vende të punës”, ka thënë ajo.
Sipas saj, autostrada “Arben Xhaferi”, Kosova ka pasur humbje prej 78 milionë eurove, raporton EO.
“Numri i vendbanimeve është i madh, që çon në nevojën e mbikalimeve dhe nënkalimeve që e rrisin koston e shpenzimeve etj. Nga autostrada ‘Arben Xhaferi’, Kosova ka pasur humbje prej 78 milionë eurove për shkak se shfrytëzimi i saj është më i ulët krahasuar me investimin”.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ali Berisha, ka thënë se investimet në autostradë kanë qenë të domosdoshme.
“Investimet në infrastrukturë kanë qenë të dompadoshme dhe këto vitë janë ndërtuar shumë autostrada pasi që janë paraqitur domosdoshmëri ndërtimi i tyre. Zona e Dukagjinit ka mbetur pa investime dhe pse ka mbetur pa investime. Mendoj se ajo zonë ka një numër të konsiderueshme të banorëve, zonë që ka shumë biznese dhe tani mendoj se këto investime të infrastrukturës janë të vonuara”.
Berisha ka shtuar se zgjerimi i kësja rruge nuk është i qëndrueshëm.
“U përmend zgjerimi. Nuk mendoj se është zgjidhje zgjerimi. Nëse investohet në zgjerim lind pyetja se a është qëndrueshme. Nëse investojmë në zgjerim mund të lind nevoja që pas disa vitesh të investojmë në ndërtim të asaj autostrade. Mos të investojmë dy herë në Dukagjin”, ka thënë Berisha.
Sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës, Betim Reçica, tha se autostrada “Arben Xhaferi”, tha se investimet në infrastrukturë nuk kanë ndihmuar në zhvillimin ekonomik.
“Investimet në infrastrukturë nuk kanë ndihmuar në zhvillimin ekonomik, as nuk e kanë rritur numrin e të punësuarve. Projektet kapitale duhet të përfshihen në dokumentet”.
“Projektet ad-hoc, mund të ndikojnë negativisht në fushat tjera strategjike, si pasojë e alokimit të mjeteve nga fushat tjera. Jemi shtet lider sa i përket investimeve në infrastrukturë. Sa i përket kostos do të jetë më shumë se 600 milionë”, ka thënë ai.