KE: Çështja e pronave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të zgjidhet në mënyrë transparente

Prishtinë | 16 Mar 2017 | 14:37 | Nga

Komisioni Evropian ka vlerësuar se çështja e pronave në Kosovë duhet të zgjidhet në kuadër të procesit transparent në të cilin do të përfshihen të gjitha komunitetet.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq ka thënë se çështjet pronësore janë të ndjeshme dhe kanë nevojë të zgjidhen në mënyre transparente me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve që iu janë referuar.

Megjithatë, Komisioni Evropian nuk ka folur prerazi nëse Serbia ka drejt të ankohet për regjistrimin e pronave të ish Jugosllavisë si prona të Republikës së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Të kujtojmë se dje Qeveria e Kosovës ka marrë vendim duke e autorizuar Kadastrin e Kosovës që të gjitha pronat e Kosovës të regjistruara si prona të Jugosllavisë e më pas të Serbisë, të regjistrohen si prona të Kosovës.

Ky vendim ka ngjallur reagime të ashpra në Beograd, me arsyetimin se ato janë prona të Serbisë.

Pronat kryesore që përmenden në këtë shtetëzim të Kosovës janë Brezovica, Malet e Sharrit, KEK, Hekurudhat, toka bujqësore, ndërtesa publike, etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme