Bashkimi Evropian është gati të gjobisë gjigantin e motorit të kërkimit me një gjobë rekord prej 1 miliard eurosh raportoi Financial Times.
Institucioni më i lartë Evropian akuzon kompaninë teknologjike për abuzim me pozitat dominiuese dhe promovim të shërbimeve të saj në kurriz të konkurrentëve citon hetimi i Komisionit Evropian.
Akuzat drejtohen në shërbimet e blerjeve, Android dhe Google AdSense. Sipas Financial Times në javë në vijim Komisioni Evropian do të dalë me një deklaratë e cila mund të gjobisë Google me 1 miliard euro.
Pritet që kjo ngjarje të rrisë tensionet mes gjigantëve teknologjikë Amerikanë dhe rregullatorëve evropianë. Vitin e kaluar Apple u godit me një tjetër gjobë prej 13 miliardë dollarësh nga Komisioni Evropian për praktikat taksative të kompanisë në Irlandë.
Në Nëntor të 2016-ës, këshilltari i përgjithshëm i Google argumentonte se Komisioni Evropian ka dështuar të adresojë rastin e Amazon, por jo të Google.