Komisioni Evropian e ka bërë hapin kyç për të mundësuar pagesat e para për vendet e Ballkanit Perëndimor nga Plani i Rritjes dhe reformave, duke miratuar në takimin e 23 tetorit agjendat e reformave për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë.
Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka shkruar se me Planin e Rritjes, Kosova është një hap më pranë Bashkimit Evropian.
Sipas tij me aprovimin e agjendës së reformave, hapet rruga drejt mundësimit të pagesave të para, prej të cilave në total Kosova do të përfitojë deri në 882 milionë euro.
“Sot u aprovua agjenda e reformave të Kosovës nga Komisioni Evropian, në kuadër të Planit të Rritjes. Një agjendë e targetuar drejt avancimit përmbajtësor dhe përafrimit me standardet e Bashkimit Evropian. Me aprovimin e agjendës së reformave, hapet rruga drejt mundësimit të pagesave të para, prej të cilave në total Kosova do të përfitojë deri në 882 milionë euro”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.