Deputetja britanike, Alicia Kearns, e ka kujtuar sulmin terrorist në Banjskë dhe vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakut.
Ajo ka kërkuar që Milan Radojçiqi dhe përgjegjësit tjerë të vihen para drejtësisë.
“Një vit nga sulmi i Banjskës. Një vit që nga vrasja e Afrim Bunjakut”, ka shkruar Kearnsi në X.
“Milan Radojçiqi dhe përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë”.
“Drejtësia është e nevojshme për pajtimin dhe paqen në Ballkan”.