Zyrtarë të KEDS-it njoftojnë se ka ndalesë obligative me kërkesë të KOSTT-it për një pjesë të Prishtinës dhe Prizrenit
KEDS njofton të gjithë konsumatorët se për shkak të kërkesës së KOSTT-it është i obliguar të ndalë transformatorët 110/10 kV Prishtina 3 dhe 110/10 kV Prizreni 1.
Ndalesa do të zgjasë sipas kërkesës për 90 minuta, përkatësisht nga ora 12:00 deri në ora 13:30.
Nga kjo ndalesë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për pjesën qendrore të Prishtinës dhe qytetit të Prizrenit me rrethinë.