KEDS ndërpren energjinë elektrike në Drenas për shkak se shiu ka rrezikuar nënstacionin

Prishtinë | 06 Jan 2026 | 10:31 | Nga Ekonomia Online

Si shkak i reshjeve të shiut KEDS ka njoftuar se është rrezikuar edhe nënstacioni në Drenas, e ku për shkaqe sigurie është ndërpre furnizimi me energji elektrike.

NJOFTIMI I KEDS:

🚨 NJOFTIM – DRENAS 🚨

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe rrezikut të krijuar në nënstacionin Drenas 220/10 kV, është ndërmarrë masa për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në zonën e Drenasit, për arsye sigurie.

Uji ka depërtuar në nënstacion, duke paraqitur rrezik serioz për funksionimin e sigurt të rrjetit elektrik.

Autoritetet përkatëse, përfshirë Policinë dhe Zjarrfikësit, janë njoftuar dhe janë në koordinim.

Ekipet e KEDS janë në terren dhe po punojnë intensivisht për menaxhimin e situatës dhe rikthimin e furnizimit sapo të krijohen kushte të sigurta.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin.

📢 Do t’ju mbajmë të informuar me njoftime të tjera.

Të ngjashme