Keira Knightley pjesë e projektit që bënë thirrje për ndryshimet klimatike

Prishtinë | 31 Gus 2020 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Aktorja Keira Knightley është bërë bashkë me lëvizjen “Extinction Rebellion”, duke shërbyer si narratore e filmit të fundit të animuar të krijuar nga aktivistët për çështjet e ngrohjes globale.

Filmi me titull “Climate Crisis and Why We Should Panic Now” hapet me aktoren Knightley duke e paralajmëruar publikun se botën e pret një e ardhme katastrofale nëse njerëzit nuk ndalojnë dhe fillojnë për t’i ndërruar shprehitë e tyre.

Përmes një komunikate për media të lëshuar nga lëvizja ndërkombëtare “Extinction Rebellion”, thuhet se filmi e shpjegon se çfarë po i shkakton këto ndryshime të mëdha klimatike, pse qeveritë duhet ta shpallin këtë gjendje krize dhe të fillojë t’i adresohen këtij problem, dhe çfarë mund të ndodhë nëse nuk veprojmë tani.

Ndërkaq, aktorja e njohur britanike Keira Knightley ka thënë se ka dashur ta huazojë zërin e saj për një prej çështjeve më urgjente të kohës sonë. Ajo mendon se kjo është mënyra e duhur për të vepruar me shpresën që të kemi mundësi t’ua lëmë pas fëmijëve tanë, një botë ku ia vlen të jetohet.

Projekti në fjalë është filmi i dytë i animuar i fushatës dy pjesëshe të kësaj lëvizje.

Filmi i parë me titull “’Extinction Emergency, and Why We Must Act Now” për narrator e pati aktoren Naomi Harris, ndërsa u publikua më 13 gusht.

Lëvizja “Extinction Rebellion” e themeluar kah fundi i vitit 2018, e promovon rebelimin kundër të gjitha strukturave politike, ekonomike dhe sociale të botës moderne, me qëllim për ta shmangur një krizë klimatike e cila thuhet se do të sjellë uri dhe kolaps shoqëror.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme