KEK-u është duke prodhuar sipas planit

Prishtinë | 19 Nën 2016 | 14:02 | Nga

Edhe pse në ditët e fundit ka reduktime enorme në shumë pjesë të vendit, KEK thotë se janë duke prodhuar me kapacitete të plota konformë Bilancit Energjetik për vitin 2016 .

Drejtori i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në KEK, Skënder Bucolli, ka deklaruar se KEK-u tashmë ka dëshmuar se është faktor stabiliteti sa i përket sektorit energjetik, në bazë të procedurave të gjitha remontet e planifikuara kanë rezultuar të suksesshme, me këtë edhe besueshmëria në të gjitha blloqet është rrit në nivelin e duhur.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) është duke prodhuar sipas planit duke respektuar procedurat operuese dhe obligimet kontraktuale ndaj furnizuesit publik me përpikëri.

Sipas Bilancit Energjetik për vitin 2016 në këtë kohë KEK është duke operuar me gjithsejtë 4 njësi gjeneruese, 2 njësi të TC Kosova A dhe 2 njësi të TC Kosova B”ka thënë Bucolli për Ekonomiaonline.
Korporata Energjetike e Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet që edhe gjatë sezonit dimërorë të prodhohet energji elektrike konformë bilancit energjetikë të aprovuar.

“Për më tepër, në vazhdën e përgatitjeve dimërore, përveç remonteve të blloqeve, KEK-u bën edhe planifikimin e rregullte të mbrojtjes së objekteve dhe pajisjeve kryesore në TC-A, TC-B dhe Miniera nga te ftohtit dhe gjithashtu kujdeset që të ketë rezerva të mjaftueshme të lëndës djegëse (qymyr dhe mazut)”, ka theksuar Bucolli.

Sipas tij KEK-u gjatë nëntë mujorit të këtij viti ka arritur me sukses të realizojë prodhimin konform planifikimeve dhe bilancit energjetik, ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme edhe për sezonin dimëror dhe nuk ka mëdyshje se prodhimi do të vazhdojë me të njëjtin ritëm.
ekonomiaonline.com

bucolli

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme