Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) përmes një njoftimi ka sqaruar rreth publikimit në disa portale se është krijuar paqartësi rreth tenderit për “Riparimin e shiritave magjistral të qymyrit TC-Kosova B”.
Rreth këtij tenderi KEK-u sqaron se ka zbatuar me përpikëri të gjitha procedurat dhe si gjithmonë gjatë operimeve të veta ka synim të zbatojë ligjin, me qëllim të ruajtjes së parasë publike.
“Meqenëse kjo lëndë ishte në shqyrtim e sipër nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) si organ i vetëm juridik i pavarur dhe ekzekutiv për këtë çështje, KEK nuk ka reaguar, duke i lënë hapësirë organeve kompetente të drejtësisë për vendimmarrje pa presion”, thuhet në sqarim.
Për me tepër KEK-u njofton se Organi Shqyrtues i Prokurimit, ka marrë vendim dhe mund ta gjeni në linkun në vijim: https://oshp.rks-gov.net/repository/docs/vendimet/2016/280-16-vendim_1.PDF
“Kjo lëndë edhe njëherë vërteton se KEK ka zbatuar me përpikëri të gjitha procedurat dhe si gjithmonë gjatë operimeve të veta ka synim të zbaton ligjin, me qëllim të ruajtjes së parasë publike”.
“Prandaj në këtë rast vlerësohet se, KEK-u ka shpërblyer operatorin ekonomik, i cili i ka plotësuar të gjitha kriteret e parapara në dosjen e tenderit, ka qenë me çmim dukshëm më të lirë (disa milionë euro) se të gjithë operatoret tjerë ekonomik në këtë proces, prandaj, vlerësohet se KEK-u në këtë rast ka përdor parimin e ekonomicitetit duke mos e dëmtuar buxhetin e Korporatës”, thuhet në sqarimin e KEK-ut.