KEK thotë se për dy muaj ka prodhuar 110 mijë MWh më shumë se para një viti

Prishtinë | 08 Shk 2026 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se  gjatë muajit dhjetor 2025, prodhimi i energjisë elektrike ka arritur në 127% të nivelit të regjistruar në të njëjtin muaj të vitit paraprak, që përfaqëson 27% rritje, respektivisht 46,539 MWh më shumë energji elektrike.Ndërsa gjatë muajit janar 2026, prodhimi ka shënuar 132.9% të nivelit të janarit të vitit paraprak, që përkthehet në rritje prej 32.9%, ose 63,003 MWh më shumë energji elektrike.

“Në total, gjatë këtyre dy muajve, KEK Sh.A. ka realizuar një rritje të konsiderueshme të prodhimit prej rreth 110 mijë MWh, më shumë energji elektrike krahasuar me periudhën përkatëse të viteve paraprake, duke kontribuar drejtpërdrejt në përmbushjen e kërkesës për energji elektrike në vend.”

KEK thotë se “këto rezultate janë dëshmi e punës profesionale, përkushtimit dhe angazhimit të punonjësve, stafit teknik dhe operativ të KEK”.

Të ngjashme