Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) nga 15 prilli do t’i marrin pagat e muajit mars me rritje. Shuma prej 100 eurosh mbi pagën bazë do të realizohet duke i reduktuar maksimalisht orët e punës pas orarit të rregullt, shkruan sot Koha Ditore.
Këtë vendim Bordi i drejtorëve të KEK-ut e ka marrë në muajin shkurt pas protestave e grevave që punëtorët e kësaj korporate i kanë organizuar në vazhdimësi që nga viti i kaluar. Kryetari i këtij Bordi, Faruk Hajrizi, ka thënë se KEK-u është i obliguar ta zbatojë këtë vendim.
“Vendimi është marrë dhe Bordi e ka kryer punën e vet. Tash veç ka me u implementua. KEK-u është i obliguar me zbatua vendimin”, ka thënë Faruk Hajrizi.